Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pasi arriti t’i shpëtonte burgut, pasi u dënua me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, ka thyer sërish heshtjen.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Tahiri paralajmëron të gjithë se beteja e tij sapo ka nisur, ndërsa ka risjellë në vëmendje një deklaratë të bërë në 1 nëntor të 2018-ës.

“Nuk te themi dot qe je i pafajshem, kshuqe po te denojme pak fare….keshtu e kuptova sot.
Beteja ime sapo ka filluar ???
Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen ???”, shkruan Tahiri,

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: