Kur na ndajnë fiks një muaj nga 11 maji, dita e zgjedhjeve parlamentare, si Partia Demokratike edhe ajo Socialiste kanë planifikuar aktivitete.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar takime me gratë në të 12 qarqet e vendit, ndërkohë që ditën e nesërme do të jetë edhe aktivitetit për çeljen zyrtare të fushatës. Kryeministri Rama do të jetë në sallën e madhe të Operas si përfaqësues i qarkut të Tiranës ndërsa do të ketë lidhje ndëraktive me 11 qarqet e tjera të vendit.

Fillimisht do të jetë një grua nga secili qark që do të flasë, dhe më pas gjithçka do të konkludojë me fjalën e kryeministrit.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se mesdita e së nesërmes do të gjejë socialistët në sheshin Skënderbej, ku do të mbahet tubimi i madh.

Dita e nesërmes përkon me numrin 12, simbolikë kjo që nënkupton 12 qarqet e vendit.

Në shesh do të vendosen 12 yje.
Fjala kryesore pritet të jetë ajo e kryesocialistit Rama i cili do të flasë në lidhje me objektivin e fushatës, pra jo vetëm një fitore e thjeshtë, por bindëse.

Ditën e djeshme ai u shpreh se PS duhet të punojë që më 11 maj të sigurojë 1 milion vota, duke “blinduar” kështu një mandat të katërt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb