Personit me inicialet B.T (17 vjeç), i është caktuar një muaj paraburgim për sulmin fizik që i bëri dje një gruaje rome në Ferizaj.

I mituri B.T, dyshohet se më 31 maj 2019 në Ferizaj, ka sulmuar të dëmtuarën Z.S. fillimisht duke e goditur nga mbrapa me grusht në kokë e pastaj në mënyrë të paskrupullt e godet me shqelma në fytyrë.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit të mitur B T. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit të mitur, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, njofton gjykata.

Gruaja rome u rrah që dy herë nga të miturit, ditë më parë në Lipjan ndërsa dje në Ferizaj.

Policia po apelon që ndaj saj mos të bëhen sulme spese e njejta nuk është person asap i rrezikshëm dhe asnjëherë nuk ka qenë e implikuar një asnjë vepër penale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: