Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një njoftim të rëndësishëm për nxënësit që duan të marrin në zanat.
Rama shkruan në rrjet se nxënësve që duan të marrin një zanat u jepet një mundësi e re që të zgjedhin Arsimin Profesional në çdo kohë, përgjatë gjithë vitit të parë të gjimnazit, falë dokumentit të përbashkët që u nënshkrua sot nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit🤝
“Me kërkesat në rritje të tregut të punës për profesionistë të kualifikuar, gjithnjë e më shumë të rinjtë po orientohen drejt zanateve dhe po zgjedhin arsimin profesional, si rrugën e duhur për punësim të sigurt”, shkruan Rama.