Palma me ngjyrë rozë, ëmbëlsira gjigante ‘’macaron’’ dhe pishina me perla. Me një interier me ngjyra të ndezura ‘’muzeu i ri i selfie-t’’ në Budapest është konceptuar për të joshur ‘’gjeneratën e Instagramit’’ të etur për të marrë vëmendjen e duhur në rrjetet sociale.

I vizituar nga rreth 30 000 turistë që nga momenti i hapjes në muajin dhjetor, ky atraksion i cili prezantohet si i pari i këtij lloji në Europë renditet tashmë në mesin e zonave më të famshme të kryeqytetit hungarez.

I frymëzuar nga suksesi i një godine të ngjashme në SHBA, krijuesit pohojnë se kishin si target grup të rinjtë, gjeneratën e re që janë në kërkim të dekoreve origjinale për fotot e tyre të profilit në rrjetet sociale.

‘’Ne kemi luajtur me format, ngjyrat dhe u përpoqën të shkojnë përtej së zakonshmes, në mënyrë që t’i linim dorë të lirë imagjinatës së vizitorëve’’, shpjegon Lilla Gangel i cili e ka konceptuar ambientin së bashku me Balazs Koltai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: