Një studim i zgjeruar ka arritur në përfundime shqetësuese. Një në njëzet studentë në Britaninë e Madhe shet trupin për të paguar borxhet dhe për të mbuluar kostot e jetesës.

Studimi është bërë nga Universiteti i Suonsit. I habitshëm është fakti se janë më shumë meshkujt që angazhohen në prostitucion.

Kështu, 5 përqind e meshkujve të pyetur thanë se kanë punuar në industrinë e seksit.

3.5 përqind e femrave thanë se e kanë bërë këtë. 22 përqind thanë se janë gati për ta bërë këtë gjë. Por tre në pesë prej tyre thanë se e kanë shijuar prostitucionin. 54 përqind thanë se ishin kuriozë. 44 përqind thanë se kënaqësia seksuale ishte motivimi i tyre.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb