Një fabrikë e madhe ruse e barutit në rajonin e Tambovit është sulmuar, tha sot një zyrtar ukrainas, pa marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë nga pala ukrainase për sulmin ose pa sqaruar pasojat e tij.
“Kompania është një nga furnizuesit kryesorë të eksplozivëve për ushtrinë e Federatës Ruse,” shkroi në Telegram Andriy Kovalenko , kreu i Qendrës së Ukrainës për Kundër Dezinformimit.
“Me fillimin e luftës në shkallë të plotë në Ukrainë, prodhimi i fabrikës u rrit ndjeshëm,” shtoi ai.
Gjatë luftës së tyre, Ukraina dhe Rusia sulmojnë rregullisht objektet e prodhimit ushtarak thellë brenda territorit të njëra-tjetrës.