Pas një fillimi të mbarë të vitit me tri fitore radhazi, Real Madridi u mposht 5-2 nga Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës. Ndër lojtarët më të kritikuar është Aurelien Tchouameni, i vendosur në prapavijë, pasi mungonin David Alaba dhe Éder Militão. Francezi, i përshtatur si qendërmbrojtës, hasi vështirësi të dukshme, duke qenë fajtor në të paktën tre nga pesë golat e pësuar ndaj Blaugranëve.
Sipas asaj që raportohet nga Relevo, drejtuesit e Real Madridit janë duke vlerësuar seriozisht të ardhmen e lojtarit. Pavarësisht parqitjeve të fundit, Tchouaméni vazhdon të jetë një emër i lakuar në merkato, veçanërisht në Premier League, ku ai konsiderohet ende një profil i nivelit të lartë.
(J.S/BalkanWeb)