Pesë gola dhe dy asist në 18 paraqitje këtë sezon dhe vendi i titullarit është pothuajse i garantuar. Donyell Malen po kalon një sezon të mrekullueshëm dhe në moshën 24-vjeçare duket se është në kulmin e karrierës së tij. Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet e Premier League, të cilat po mendojnë të afrojnë sulmuesin holandez nga Borussia Dortmund.
Siç raportohet nga Sky Sport Deutschland, ish-lojtari i Feyenoord-it pëlqehet shumë nga Liverpool dhe Manchester United.
Kërkesa e verdhezinjve varion nga 30-35 milionë, praktikisht një shumë e njëjtë parash e cila shkoi në arkat për skuadrën e Roterdamit në korrik 2021. Lojtari ka ndërruar së fundmi agjent nuk përjashtohet ndonjë largim i mundshëm nga Signal Iduna Park.
(J.S/BalkanWeb)