TIRANE

Biznesmeni Samir Mane zhvilloi sot një leksion me studentët e Universitetit “Luarasi”. Ndërsa ndau me ta, hapat e tij të parë në biznes, Mane kishte një këshillë për studentët e Luarasit, lidhur me hapat e suksesit në të bërit biznes.

“ E rëndësishme është puna ditore, edhe pak fat, natyrisht vizion dhe risk. Risku është ai që na ka bërë të kemi sukses. Natyrisht një njeri që ka 100 mijë $ thotë a duhet t’i humb ato të gjitha apo t’i mbaj për familjen, unë dhe Irfani e kemi bërë vazhdimisht, jam i sigurtë që edhe të tjerë e kanë bërë. Risku është një fakt i rëndësishëm që biznesmenët e kanë.” tha Mane ndërsa rezervoi edhe një këshillë për studentët.

“Turizmi është një nga industritë që mund të lulëzojë e mund të ecë, është e vetmja industri që çon Shqipërinë përpara. Në raport me studentët kam qenë dikur si ata. Kurrë s’e kam ëndërruar të jem këtu, jam edhe vetë i çuditur me faktin ku kam arritur, po biznesi kështu është. Shpesh puna nuk është te paraja, nuk çohem në mëngjes të them sa lekë do fitoj sot. Natyrisht që kemi emocion sa shumë do bëjë sot, sa po rritem në Shqipëri e rajon, ka të bëjë me shifra po jo sa do fitoj sot. Këshilla ime për studentët është: kam tre këshilla : e para të provojnë të bëhen sipërmarrës, e dyta të provojnë të bëhen sipërmarrës dhe e treta të provojnë të bëhen sipërmarrës” tha Mane, ndërsa garantoi mbështetjen e tij maksimale për studentët

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: