SHBA- Një orë jashtëzakonisht e rrallë, që mbahej nga një austronaut amerikan në Hënë në vitin 1971, u shit në ankand për më shumë se 1.6 milionë dollarë, në Boston, njoftuan organizatorët e këtij ankandi.

Dave Scott, shefi i misionit ”Apollo 15”, mbante këtë orë të markës ”Bulova Chronograph” gjatë daljes së tij të tretë në Hënë, pasi ora e tij standarte zvicerane që përdorte në këto misione, një ”Omega Speedmaster”, ishte dëmtuar.

Bëhet fjalë për orën e vetme që është mbajtur në Hënë dhe që është pronësi të një privati.

Kjo është gjithashtu e vetmja orë e prodhuar në Amerikë që është mbajtur në Hënë.

Ajo u shit 1,625 milionë dollarë, disa herë më shumë sesa vlerësimi fillestar, që parashikohej të shitej nga 750 mijë në një milion dollarë.

Të gjithë austronautët e tjerë që kanë vajtur në Hënë mbanin ora të tipit ”Omega Speedmaster” të dhëna nga NASA. Ato konsiderohen si pronësi e shtetit amerikan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: