TIRANË

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi do të ketë një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se Kryemadhi ka vizituar selinë e PD kur jemi një orë para mbylljes zyrtarisht të procesit të votimit për 61 bashkitë e vendit. Kryetarja e LSI është pritur nga kreu i PD.

Në fokus të bisedës së dy liderëve opozitarë sigurisht do të jetë aktualiteti politik dhe aktiviteti opozitar pas ditës së sotme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: