Kamerat e sigurisë në një burg të Ohajos, SHBA, po filmonin të burgosurit duke luajtur në oborr.


Njëri prej tyre papritur ngre kokën nga qielli sikur do të kapte diçka. Më pas bie një pako nga lart dhe ai e mbulon me veshjet portokalli.



Autoritetet po e hetojnë rastin që mendohet se është kalim droge në burg nëpërmjet dronit.

Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në burgun e Ohajos. Në vitin 2015, mes të burgosurve nisi një kacafytje e ashpër për të kapur drogën që hodhi një dron nga ajri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: