Në “Prime” e Big Brother Vip 4, është trajtuar edhe historia e jetës së këngëtarit shqiptar, Klajd Musabelliu i cili ka rrëfyer që jeta e tij s’ka qenë aspak e lehtë.

Nga mungesa e stabilizimit në atdhe ai ishte larguar prej vitesh në Itali ku punonte si pjatalarës, më pas në punë të tjera ndërsa në Shqipëri kishte të vetme nënën.

Nga pamjet që u treguan shtëpia në Laprakë, ku ato jetonin ishte teje e shkatërruar, ku sa herë binte shi, uji hynte brenda.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pas transmetimit të gjithë historisë u tha publikisht që familja e tij do ndihmohej nga “Fundjavë Ndryshe” për rikostruktimin e plotë të shtëpisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb