Ministri i Brenshëm, Taulant Balla nëpërmjet një postimi ka reaguar lidhur me operacionet anti-drogë të finalizura nga policia në vend.

Balla shkruan se që kur mori detyrën e Ministrit u shpreh se parcelat me kanabis nuk korren nëse nuk paguhen shefat e komisariatit nga trafikatët, por duke parë operacionet e Policisë, janë goditur rastet e kultivimit të drogës.

‘’Vetëm 24 orët e fundit janë finalizuar 6 operacione anti-drogë në Durrës, Vlorë, Lezhë, Kurbin, Mirditë dhe Pukë, teksa në pranga janë vënë 8 persona’’, shkruan Balla.

Postimi i plotë:

”Kur unë mora detyrën u shpreha se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur. Koha më ka dhënë të drejtë. Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit ka finalizuar gjashtë operacione kundër kultivimit të lëndëve narkotike 📍Durrës, Vlorë, Lezhë, Kurbin, Mirditë dhe Pukë, me tetë shtetas të arrestuar në flagrancë duke vaditur e prashitur bimët narkotike. Pres nga Policia e Shtetit që viti 2024 të shënojë fundin e këtij fenomeni, ndërsa nxis qytetarët të na ndihmojnë me sa më shumë informacion ndaj çdo veprimtarie të paligjshme”, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb