TURQI – Partneret e aktorit turk, Kivanç Tatlitug kanë qenë më shumë brune, përfshirë edhe bashkëshorten e tij, por tani historia po ndryshon ngjyra. Vajza që do shohim në krah të biondit të famshëm turk do të jetë gjithashtu bionde.
749f653bd54d70cc8e3219304f2ce608
Ajo është modelja britanike 23 vjeçe Megan Williams e cila ka bashkëpunuar edhe me Victoria’s Secret dhe aktualisht është imazh i Guess, por me sa duket do ta lërë këtë markë, për t’u kthyer në imazhin e një tjetër marke xhinsesh, Mavi, që prej vitesh përfaqësohet në reklama të ndryshme nga Kivanç Tatlitug shkruan Class.
0bdc07ad8e0195c9be4e59acf6178e26
Ai nuk ndryshon, ndërsa vajzat e bukura që ka në krah, si në filma, po. Më parë ishte Barabara Palvin, ndërsa tani është britanikja bionde që do të qëndrojë krah aktorit turk, i cili i kthehet vazhdimisht profesionit të modelit. E sigurt është që xhinset duhet të jenë shumë të bukura, për të marrë pak vëmendje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: