Një bredh Krishtlindjesh i bërë me thika, gërshërë dhe armë artificiale u vendos në aeroportin e Vilniusit, për t’iu kujtuar udhëtarëve që siguria vjen e para.

Pema e vendosur në hollin e nisjeve është një metër e gjysmë e lartë.

“Thika, gërshërë, çakmakë, brisqe dhe shumë objekte të tjera të rrezikshme, kjo pemë Krishtlindjesh i mbart të gjitha ato”, theksoi zëdhënësi i aeroportit Tadas Vasiliauskas.

“Nëse nuk dëshironi që prona juaj e ndaluar të zbresë në pemën tonë të Krishtlindjeve vitin e ardhshëm, ju do të bënit mirë të verifikoni kërkesat përsa i përket bagazheve para se të planifikoni fluturimin tuaj të ardhshëm,” shtoi ai.

Aeroporti i Vilnius ka pritur më shumë se 4,6 milionë pasagjerë këtë vit, sipas statistikave zyrtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: