Një përkthyes nga Kamboxhia, i cili po punonte për televizionin rus ”Russia Today” për një dokumentar për trafikun e prostitutave minorene në Kamboxhia, u dënua sot me dy vite burg për këtë reportazh i cilësuar nga Pnom Peni si një ”fake news”.

Rath Rott Mony po punonte për ”Russia Today” për reportazhin “My mother sold me: Cambodia, where virginity is a commodity,” (”Nëna ime më shiti: Kamboxhia, ku virgjëria është mall”), për trafikun e adoleshenteve të shitura si punonjëse seksi në këtë shtet të Azisë.

”Rath Rott Mony u shpall fajtor për një fake news për të prishur reputacionin e vendit”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë së Kamboxhias, Phay Siphan.

Ai akuzohet gjithashtu se i ka paguar vajzat që kanë dëshmuar.

”Ky rast nuk është një dënim për faktin se është folur për trafik seksual… Ky është një mesazh drejtuar publikut të gjerë për t’i thënë stop fake news”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb