Policia e Elbasanit është sinjalizuar rreth mesnatës se është parë një person i dyshimtë i cili qarkullonte rreth godinës së bashkisë Elbasan dhe ka rrethuar zonën. Gjatë momentit që policia ka tentuar të ushtrojë kontroll ndaj tij, ai u është shmangur në mënyrë të beftë dhe është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmë nëpër rrugica.

Burime nga vendngjarja raportuan se u dëgjuan edhe krisma arme , por kjo u mohua fillimisht nga policia e cila po kryen verifikime të imtësishme. Burimet jo zyrtare bënë me dije se të shtëna ka patur, por nuk saktësuan nëse ka qëlluar personi që po ndiqej nga policia gjatë tentativës për ti shpëtuar kontrollit policor apo është qëlluar nga policia për të paralajmëruar personin në fjalë që të mos largohej.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në qytetin e Elbasanit pranë godinës pranë Bashkisë , por nuk ka konfirmim zyrtar dhe detaje të tjera lidhur me këtë incident. Policia ka shkruar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj, por edhe të personave që kanë shtënë me armë.

Ndërkaq rreth orës 00.30 është raportuar se të shtëna ka patur dhe se ngjarja është dokumentuar nga policia e cila po punon për identifikimin e autorit pasi janë siguruar pamje të shumta të lëvizjeve të personit të raportuar si i dyshuar për veprimtari keqbërëse nga kamerat e sigurisë.

Paraprakisht mendohet se ai nuk është banor i qytetit të Elbasanit dhe se lëvizjet e dyshimta të tij e mbulojnë me mister këtë incident për momentin. Gjithsesi uniformat blu të Elbasanit po punojnë intensivisht për identifikimin e këtij personi që i shpëtoi kapjes nga policia .


Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.O., i cili është shpallur në kërkim policor për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shtetasi E.O., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, të cilët i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por është larguar me vrap për të mos u identifikuar nga Policia. Gjatë ndjekjes për ta ndaluar njëri nga punonjësit e policisë ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

Vijon puna intensive për kapjen e personit të shpallur në kërkim policor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb