Presidenti izraelit Isaac Herzog dhe delegacioni i tij u lejuan të largoheshin nga avioni në aeroportin e Parisit vetëm pasi kaluan 40 minuta të tjera në bord pasi u ulën “për shkak të shqetësimeve të sigurisë”, tha zëdhënësi presidencial.

Siç raportohet, “presidenti dhe delegacioni i tij zbarkuan dhe vazhduan axhendën siç ishte planifikuar”, por nuk u zbuluan detaje të incidentit, sipas mediave izraelite.

Në çatinë e aeroportit në momentin e uljes së avionit është vërejtur një person i dyshimtë, ndaj edhe presidenti izraelit është udhëzuar të mos dalë nga avioni i tij.

Delegacioni izraelit që mbërriti në Paris për Lojërat Olimpike ka rritur sigurinë për shkak të kërcënimeve dhe thirrjeve që Izraeli të mos marrë pjesë për shkak të luftës kundër Hamasit në Gaza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb