Një ditë pas djegies së makinës që ishte në përdorim nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ‘BalkanWeb’ nxjerr në dritë të tjera detaje nga ngjarja.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për ‘BalkanWeb’ se një person është kapur nga kamerat e sigurisë, ku pasi djeg makinën e Lelit largohet nga vendi i ngjarjes me një motor. Mësohet se si provë materiale për ngjarjen në fjalë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth zonës dhe të një banese private.

Ndonëse ende nuk jepen detaje nëse policia ka identifikuar autorin, ende nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë, që si pistë të fortë ka atë që lidhet me detyrën e Lelit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb