Një sulm me dronë në një traget në Rusinë jugore la të vrarë së paku një person dhe të plagosur disa të tjerë, bëri të ditur një zyrtar rajonal.

Guvernatori i rajonit Krasnodar, Venyamin Kondratyev, tha se dronët e Ukrainës sulmuan një traget pasagjerësh në portin Kavkaz, afër Ngushticës së Kërçit, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov.

“Fatkeqësisht, një person u vra. Viktima ka edhe në mesin e anëtarëve të ekuipazhit dhe punonjësve të portit”, shkroi Kondratyev në një kanal në Telegram.

Në Ukrainë nuk i komentuan këto pretendime dhe verifikimi i tyre në mënyrë të pavarur ishte i pamundur.

Ukraina është nën pushtimin rus qysh në shkurt të vitit 2024.

Infrastruktura e saj energjetike dhe civile është shkatërruar nga sulmet e vazhdueshme të Rusisë me dronë dhe raketa, të cilat kanë shkaktuar viktima të shumta dhe dëme serioze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: