Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 komentoi atë që opozita e ka quajtur marshim të mosbindjes civile.
Boçi theksoi se në marshim një person u dogj dhe se zona pranë parlamentit u mbyt me gaz. Ai shtoi se qytetarët janë goditur me spraj. Sipas Boçit, marshimi është udhëhequr nga qytetarët.
Luciano Boçi: Mosbindja civile ishte e veçantë. Ishte marshim, që udhëhiqej nga qytetarët, në institucionet ku ata dëshironin të shprehnin pakënaqësi. Kjo ishte hapja e bindjes civile. Skenar nuk kishte mosbindja civile. Sigurisht ka një parashikim të mënyrës së lëvizjes, por kishte edhe devijim nga ajo që ishte parashikuar. Godina e Kryeministrisë blindohet në mënyrë ekstreme, ne nuk ramë në kurth dhe zgjodhëm marshimin, që tregon vendosmëri dhe përballje.
Ka pasur raste që jemi goditur me spraj direkt. Zona e parlamentit u mbyt me gaz. Policia duhet të sillet korrekt dhe mos të sillet si e lënduar, fundja çdo person e ka zgjedhur atë profesion me ndërgjegje të plotë, është profesion, që i duhet edhe të përballet. Policët janë njerëz, që kanë profesionin e tyre. Një qytetar u dogj. Ishte e tmerrshme. Shumë vetë thanë se polici hodhi flakën tutje nga instikti, por nuk ishte instikt.
(balkanweb)