Një pikturë e Pablo Pikasos, e vlerësuar në 25 milionë euro, e vjedhur 20 vjet më parë në një jaht në jug të Francës, është rishfaqur në Holandë falë hulumtimit të një eksperti holandez të artit.

“Portreti i Dora Maar”, pikturë e vitit 1938, e njohur edhe si “Busti i Gruas (Dora Maar)” përfaqëson një nga të dashurat dhe muzat e piktorit të famshëm spanjoll, raporton ATA. Piktura, e cila ishte pjesë e koleksionit privat të Pikasos deri në momentin e vdekjes së tij, u vodh në vitin 1999 në jahtin e një sheiku saudit, i ankoruar pranë Kanës.

 106180093 Picasso2
106180093 Picasso2

Pas dy dekadave të një hulumtimi të pasuksesshëm, vëzhguesit dhe koleksionistët e artit mendonin se nuk do ta shihnin me kurrë këtë kryevepër.

Derisa eksperti holandez i artit, Arthur Brand, i quajtur ndryshe si Indiana Jones i botës së artit, e gjeti atë pas një hetimi katërvjeçar.

Tashmë piktura i është dorëzuar një kompanie sigurimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb