FRANKFURT– Një pikturë me bojra uji e pikturuar nga Adolf Hitler, që ka fiks 100 vite u shit sot në ankand tek një blerës anonim për një vlerë prej 130 mijë euro, njoftoi kompania “Weidler” që organizonte këtë ankand në Nuremberg.

E realizuar në vitin 1914, kjo vepër 28 centimetra me 22, që paraqet bashkinë e Mynihut, u nxorr në shitje nga dy motra të moshuara, gjyshi i të cilave kishte blerë pikturën në vitin 2016.

Në rininë e tij të hershme, Adolf Hitler ishte përpjekur të regjistrohej në akademinë e Vjenës për të ndjekur studimet mbi artin, por kandidatura e tij ishte hedhur poshtë për shkak të mungesës së talentit. Ai kishte vazhduar të pikturonte duke kopjuar skena të kartolinave që u shiste turistëve.

Pas këtij dështimi, ai u bë kryetar i partisë naziste, në krye të së cilës ai u zgjodh kancelar gjerman në vitin 1933. Ekspertët e gjykojnë si mediokër prodhimin artistik të Hitlerit dhe kompanitë e mëdha të ankandit në përgjithësi refuzojnë të nxjerrin vepra të diktatorit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb