Një pjesë e demokratëve kanë dalë sot në terren për të marrë pjesë në protestën e mosbindjes civile, ndërsa një pjesë tjetër ndodhet në takimin e 18 të Asociim Stabilizimit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në këtë takim me përfaqësuesit e Asociim Stabilizimit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ndodhen deputetë socialistë dhe demokratë. Gjatë kësaj mbledhje, u tha se deputetët e PD kishin shkuar atje që të flasin për protestën, që po ndodh aktualisht në rrugët kryesore të vendit, por kjo është mohuar nga ana e demokratëve.
Gjatë fjalës së tij, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se për të është shqetësues fakti që deputetët opozitarë janë duke u provokuar dhe se po diktohen se çfarë të thonë e çfarë jo në këtë takim. Bardhi tha se opozita do vazhdojë të thojë të vërtetat e saj, pavarësisht se ajo nuk i pëlqen disave.
Gazment Bardhi: Ne kemi disa tema të përcaktuara në axhendë dhe nuk më rezulton se asnjë nga kolegët e mi të ketë dalë jashtë teme. Padyshim që do themi të vërteta. Është absolutisht shqetësues për mua që deputetët e opozitës të provokohen, nëse donim të flisnim me protestuesit do flisnim me protestuesit në shesh, ndryshe nuk do të kishim ardhur këtu. Ne do themi ato të vërteta që ne duam të themi, por të na diktohet se çfarë do themi se si do flasim, se si do ti dokumentojmë. Sepse këtu ka miq të ministrit dhe deputetit që ka këtë dosje. Unë do ta them të vërtetën time sepse për këtë kemi ardhur këtu. Nëse doni panoramë ndryshe mos e bëni pjesë opozitën në këtë format, nëse doni një ngjyrësh atëherë e keni parlamentin. Ne kemin shfaqur respekt gjatë gjithë ditës për kolegët tanë të parlamentit europian. Detyra na dikton të jemi në këtë format. Por tu diktohet deputetëve të opozitës së çfarë do thonë në këtë tryezë s’ia lejojmë Edi Ramës e askujt.
(Balkanweb)