LAZARAT-Edhe pse kanë qenë në kërkim policor për vepra të ndryshme penale, kjo nuk i ka penguar aspak një grup të rinjsh që ditën e djeshme të hapnin zjarr ndaj forcave policore.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Arbion Aliko, 18-vjeçarin Alban Aliko, 22-vjeçarin Bervim Basho, si dhe disa të tjerë nga grupi i personave që ka qenë pjesë e grupit të zjarrit që mëngjesin e së mërkurës kanë ngritur armët ndaj policisë. Konkretisht, Arbion Aliko, lindur dhe banues në Lazarat, Gjirokastër, person me precedent kriminal rezulton i shpallur në kërkim që prej datës 22.06.2014, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Alban Aliko, lindur dhe banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, person me precedent kriminal, i cili rezulton i shpallur në kërkim që prej datës 21.08.2014, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Bervin Basho, lindur dhe banues në Lazarat, Gjirokastër, person me precedent kriminal i cili rezulton person i shpallur në kërkim që prej datës 17.03.2015, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e punonjësve të policisë e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve”.

Këta persona kanë qenë në kërkim që prej vitit të kaluar, pas operacionit që policia ndërmori në Lazarat për asgjësimin e lëndëve narkotike dhe sekuestrimin e arsenalit të armëve që u gjetën në këtë fshat. Vetëm një vit më parë, afro 1000 efektivë policie u angazhuan në operacionin e Lazaratit dhe pas disa ditësh operacion mundën të futen në qendër të këtij fshati, i cili prej asaj dite i është kthyer normalitetit.
(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: