KOSOVE

Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku ka dhënë informacione të vlefshme për dy vrasjet që tronditen sot Suharakën.


Komandanti i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi tha se për vrasjen e ndodhur në një kazino të Suharekës, i dyshuar është një rreshter policie. “Policia është informuar se një person është i shtrirë tek një lokal i kazinosë. Në vendin e ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për një person që është vrarë me armë zjarri. Me të marrë informacionin ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet me të gjitha njësitë.


Kemi kuptuar nga informacionet e para se viktima është Jetmir Aliaj”, tha Krasniqi në fjalën e tij.


Ai shtoi se në bashkëpunim edhe me forca të tjera policore janë mbledhur prova, e dyshohet se vrasësi i të riut nga Suhareka është një rreshter, anëtar i Policisë së Kosovës. Krasniqi theksoi se për rastin janë marrë masa menjëherë, u bastisën disa banesa, kurse i dyshuari është dërguar në paraburgim për 48 orë.

(di.xh/BalkanWeb)

Etiketa: