TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e quan provokacion të rrezikshëm ngjarjen sot në veri të Kosovës. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha e cilëson Marko Gjuriç, shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Beogradit, një prej serbomëdhenjve më të damkosur. Ai i del në krah policisë së Kosovës që veproi sipas tij në zbatim të ligjit.

“Një provokacion i rrezikshëm nga serbomadhi Marko Gjuriç në Veriun e Kosovës! Të dashur miq, sot, në zbatim të ligjit, policia e Kosovës arrestoi për hyrje të kundraligjshme në territorin e Republikës së Kosovës njërin prej serbomëdhenjve më të damkosur, ministrin Marko Gjuriç.
Me këtë rast le të dënojmë ne të dashur miq aktin e këtij provokatori të rrezikshëm dhe të përgëzojmë autoritetet policore të Kosovës për përgjigjen e merituar ligjore që i dhanë atij”, shkruan Berisha.

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: