Një propozim origjinal martese vjen nga Hawaii. Një burrë po bënte sërf me të dashurën e tij kur papritur është ulur në gjunjë mbi tavolinën e sërfit dhe i ka kërkuar të martohet me të.


Hawaii News Now raporton që Lauren Ouye ka thënë ‘Po’ përpara se Chris Garth-it ti binte unaza në Oqean.


Disa fotografë kanë kapur momentin. Fatmirësisht djali kishte edhe një tjetër unazë rezervë.


Garth ka thënë që e mendonte që mund të ndodhte edhe kështu prandaj unazën e vërtetë e kishte lënë në plazh, në Queen’s Beach në Waikiki, vendi ku të dy ishin takuar për herë të parë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb