Demi Moore ka uruar publikisht vajzën e saj, Tallulah Willis, për fejesën e saj me Justin Asi. Muzikanti i propozoi asaj 24 orë më parë në një skenë mbresëlënëse, Krishtlindjesh, të cilën ai e përgatiti plot me petale trëndafili.
30-vjeçarja i ka thënë “po-në” e madhe të dashurit të saj. Demi Moore ka nxituar t’i urojë çiftit lidhjen e tyre me një postim në llogarinë e saj personale në Instagram.
Ditën e Krishtlindjeve, aktorja hollivudiane postoi një foto të saj duke dekoruar pemën, më pas ndau një seri fotosh nga propozimi i Asit për vajzën e saj.
Në mbishkrimin e postimit të saj, aktorja ka shprehur dashurinë për çiftin ndërsa i ka uruar “urime”. Konkretisht ajo ka shkruar: “Një propozim për Krishtlindje. urime! Të duam!”.