Një snajper vrau një punonjës të OKB-së në Bregun Perëndimor verior, në çatinë e banesës së tij, ka thënë OKB-ja. Vrasja ndodhi në një kohë kur në Turqi u varros një aktivist amerikano-turk që ishte vrarë nga ushtria izraelite në një protestë të ndodhur pak ditë më parë dhe rreth 30 km larg vendit ku u vra punonjësi i OKB.
Sufyan Jaber Abed Jawwad, një punonjës sanitar në agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, ishte punonjësi i parë i Unrwa-s i vrarë në Bregun Perëndimor në më shumë se një dekadë. I qëlluar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në kampin el Far’a, ai la pas gruan dhe pesë fëmijë, shkruan The Guardian.
Lufta në Gaza ka lënë në hije konfliktin spiral në Bregun Perëndimor, i cili ka parë javë të tëra operacionesh ushtarake izraelite dhe dhuna ka arritur “nivele të paprecedentë, duke i vënë komunitetet në rrezik”, tha Unrwa.
“Infrastruktura civile, duke përfshirë rrjetet e ujit dhe energjisë elektrike, janë shkatërruar, me akses të pasigurt për komunitetet në furnizimet bazë”, tha agjencia në një deklaratë në lidhje me vdekjen e Jawwad.
“Unrwa është detyruar të pezullojë shërbimet për refugjatët për shkak të rrezikut të papranueshëm për stafin dhe përfituesit”, vijon më tej deklarata.
Ushtria pretendon se punonjësi i kanalizimeve kishte hedhur mjete shpërthyese mbi trupat ushtarake nga çatia e shtëpisë së tij në kampin el Far’a.