Ajo rrezikoi jetën duke u ndalur në rrugë mes makinave në lëvizje, por e bëri për të shpëtuar një tjetër, atë të pronarit të saj, shkruan today.it.
Një histori me një fund të lumtur që vjen nga Uashingtoni, në Shtetet e Bashkuara: Protagoniste është një qenushe e vogël e quajtur, Gita, e cila falë guximit të saj arriti të shpëtojë pronarin e saj, një burrë 84-vjeçar, i cili ishte rrëzuar dhe nuk mund të lëvizte më.
I moshuari mbeti i plagosur në një zonë të paarritshme dhe Gita, duke parë se nuk mund të ecte, mendoi të vraponte drejt rrugës më të afërt. Sapo arriti në rrugë, kafsha ndaloi në qendër, në përpjekje për të ndaluar makinat që kalonin që kërkonin ndihmë.
Fatmirësisht në atë moment po kalonte zëvendëssherifi Wright dhe duke parë qenushen vetëm dhe të shqetësuar menjëherë dyshoi se diçka nuk shkonte.
Fillimisht ai u përpoq t’i afrohej kafshës, duke u përpjekur ta fuste në makinë, por Gita nuk kishte ndërmend të lëvizte.
Kështu, duke folur me banorët e zonës, polici arriti të gjurmojë pronarin e qenushes.
“Kishte diçka që nuk shkonte kështu që oficeri Wright u kthye te qenushja, e cila e drejtoiatë në një rrugë shumë të pjerrët, deri në një kabinë.
Aty pranë ishte i moshuari në kërkim të ndihmës.
84-vjeçari, përveç kushteve mjekësore që kërkonin marrjen e disa medikamenteve, kishte rënë dhe kishte lënduar këmbën.
“Ai kishte qenë atje për orë të tëra dhe nëse nuk do të ishte gjetur mund të kishte pasoja edhe më të rënda. Ne i japim meritën Gitës. Ajo i shpëtoi jetën. Besnikëria dhe heroizmi ne bën të mendojmë se ata janë miqtë më të mirë të njeriut’’, thuhet në shënimin e policisë.