Një re gjigande dhe me formë të çuditshme mbi malet ruse ka ngritur dyshime për UFO. Fenomenti i rrallë është interpretuar nga shumë vetë si UFO, për ata që e kanë parë me sy të lirë, por në fakt bëhet fjalë vetëm për një re gjigande që me formën e saj jo të zakonshme ka bërë që të shkrepen aparatet fotografike.

E megjithatë reja gjigande të jep përshtypjen e anijeve aliene që kemi parë zakonisht nëpër filmat fantastiko-shkencorë.

Fotografi Vladimir Voychuk, nga Klin i Rusisë u shpreh se në momentin që pa retë gjigande mbi vullkanet e Kamchatka, Rusia Lindore, gati mbeti pa frymë.
“Është dicka kaq e rrallë të realizosh foto të tilla sepse reja gjigande që ka rrethuar malin është ndikuar dhe nga gazrat që lëshon vullkani ende aktiv dhe, kjo ka shkaktuar këtë formë të pazakontë”, shprehet Vladimir Voychuk.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: