Rreth 2000 vite më parë Hipokrati, i cilësuar si babai i mjekësisë e bazoi praktiken e vet mjekësore mbi vëzhgimet dhe studimet në mënyrë të vazhduar mbi fiziologjinë humane. İshte ndër të parët që tentoi të ndante mjekësinë nga feja, duke u shprehur se sëmundjet kishin gjithmonë një shkak fizik dhe shpjegim racional. Shprehja e tij e famshme: Vdekja vjen nga aparati tretës dhe se mostretja apo problemet me tretjen janë fillesa e gjithë ‘të këqijave’. Sot më tepër se kurrë përbën një aktualitet.

Ndërkohë që trendet e reja në të ushqyer dhe ndërgjegjësimi i konsumatorëve për produkte ushqimore të sigurta dhe të shëndetshme ka bërë që industria ushqimore të shënojë një zhvillim të jashtëzakonshëm duke sjellë një rritje të shumllojshmërisë së produkteve ushqimore. Dhe nëse ecim me këtë llogjikë normalisht rezultati duhet të jetë një jetë e shëndetshme, pra mirëqënie fizike dhe emocionale. Por nuk ndodh kështu.

Sipas raportit të një viti më parë (15 Maj 2018) të Gastroenterologëve Europiane aktualisht 59% e meshkujve dhe 45% e femrave të moshës deri në 18 vjeç janë mbipeshë, kanceri i aparatit tretës përbën 28% të totalit të gjitha vdekjeve të lidhura me kancerin. Në Europe kjo kap shifrën e 365 000 vdekje në vit. Dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm deri në vitin 2035 pritet një rritje me 40%. Format më të shpeshta të kancerit janë: kolorektal, gastrik, pankreatik, kanceri i mëlçisë dhe ai i ezofagut. Probiotikët sot konsiderohen ‘Recetë e vjetër për një gatim modern’’.

Vetë termi pro- bios përkthehet pro- jetës. Ndryshe njihen si bakteriet e mira, të cilat nëse merren në sasi të mjaftueshme dhe në mënyrë të vazhdueshme, sjellin një sërë përfitimesh shëndetësore për konsumatorin. Efektet pozitive të probiotikëve përfshijnë; rolin e rëndësishëm në sintezën e vitaminave të grupit B, K, aktivizimi i sistemit imunitar, prodhimi i faktorëve antitumorale, përmiresimin e imunitetit lokal të aparatit tretës, përmirësimi i lëvizshmërisë së masave fekalore në aparatin tretës e në këtë mënyrë ka efekt në nxitshmërinë e procesit të defekimit.

Sot konsumimi i probiotikëve lidhet me një trend të ri, por në parim koncept i vjetër. Psikobiotikët, janë këto bakterie ‘’të mira’’ të cilat në sajë të një sërë mekanizmash ndikojnë në shëndetin tonë emocional nëpërmjet rolit të rëndësishëm që kanë në prodhimin e Serotonines, hormonit të lumturisë. Aktualisht në tregun ushqimor janë të disponueshme një sërë produktesh që përmbajnë probiotike, ndër më të rëndësishmet përmendim ato me përmbajtje të familjeve Bifidobacteria, Lactobacillus, Lactococcus, Saccharomyces etj. Ende nuk mund të themi me siguri nëse dashuria vjen vërtet nga ushqimi, por me siguri mund të themi ushqimi mund të jetë ilaçi dhe mjekësia juaj të jetë ushqimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: