Një regjistrim sekret i Adolf Hitlerit i cili duket se është duke folur privatisht me një udhëheqës ushtarak në vitin 1942 zbulon për herë të parë zërin normal kur flet lideri nazist.

Adolf Hitler mbahet mend për fjalimet e tij të zjarrta përballë publikut por ky regjistrim zëri shfaq anën tjetër të tij.

Audio tregon tonin jozyrtar të Hitlerit dhe është regjistruar duke folur privatisht me Carl Mannerheim, pa e ngritur zërin siç bënte gjithnjë në daljet e tij publike.

Në shumë video-dokumenta që ekzistojnë Hitleri gjithmonë është parë duke mbajtur fjalime dhe ky është rasti i parë kur dëgjohet me zë të qetë, për shkak se ai nuk lejonte regjistrimet e tij pa roje.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: