Një reportazh i xhiruar me një kamera të fshehtë gjatë një feste sekrete të neonazistëve polakë me rastin e përkujtimit të ditëlindjes së Adolf Hitlerit ka ngjallur një valë polemikash në Varshavë, si nga ana e qeverisë ashtu edhe nga ana e opozitës.

”Për besnikët në mesin e më fanatikëve që ruajnë kujtime deri më sot për Adolf Hitlerin, për vendin tonë, për Poloninë mjaft të dashur si dhe për ne gjithashtu, ju përshëndesim me ”Sieg Heil”, hapet reportazhi i filmuar në majin e 2017 nga lideri i lëvizjes ”Krenari dhe Modernizëm” (DiN) cilësuar si Mateusz S ku imazhi i tij është i turbullt.

Ai mban një fjalim gjatë një ceremonie të organizuar mbi një kodrinë me pisha në afërsi të Wodzislaw, për 128-vjetorin e lindjes së Hitlerit.

Gazetarët e televizionit privat TVN24 kanë mundur të filmojnë disa burra me uniforma naziste (të ruajtura deri në ditët e sotme) duke bërë përshëndetjen naziste, me flamuj të mëdhenj të kuq me simbolet e svatikës (kryqit të thyer) simboli nazist, të varur në pemë, dhe një altari të vogël me portretin e Hitlerit.

Publikimi i këtij reportazhi të stafit + Superwizjer+ i TVN24, përfshinte gjithashtu copëza të filmuara gjatë një festivali roku ultranacionalist në marsin e 2017 me pjesëmarrjen si të polakëve dhe gjermanëve, me svatika apo gërmat SS e bëra tatuazh në trupat e tyre, ka nxitur menjëherë reagime në radhët e politikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: