Interi do të bëjë çmos të ngushtojë hendekun e madh mes zikaltërve dhe Juventusit, që ekziston tashmë prej 8 vitesh dhe synon ta bëjë diçka të tillë duke përfocuar grupin e lojtarëve në dispozcion të trajnerit Luçiano Spaleti.

Sipas asaj që raporton “Sportmediaset”, Mateo Kovaçiç duket se do të rikthehet tek Interi. Mesfushori kroat la në verë Realin e Madridit dhe kaloi në kampionatin anglez te skuadra e Çelsit, por në Londër nuk ka bindur dhe do të kthehet pas.

Në Madrid ka një tjetër problem, me Zidanin që nuk e llogarit kroatin në skuadrën e tij, çka do ta detyrojë Perezin ta sistemojë diku tjetër. Kështu agjenti i lojtarit, Mario Mamiç, ka hyrë në bisedime me Interin dhe zikaltërit janë të lumtur ta kthejnë pas në skuadër, pasi edhe trajneri Spaleti e pëlqen shumë lojtarin.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: