Televizionit më të madh informativ në vend, News24, i bashkohet një nga emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare, Sokol Balla. Gazetari Balla u prezantua zyrtarisht nga Presidenti i “Hysenbelliu Group”, z.Irfan Hysenebelliu i cili pasi e njohu me stafin dhe infrastrukturën e televizionit, u shpreh i bindur se bordi drejtues ka marrë vendimin e duhur për të bërë pjesë te ekipit gazetarin Sokol Balla, i cili do të drejtojë emisionin kryesor politik.


“Me News24 kemi marrë nje nga drejtuesit më me emër dhe një drejtues me rëndësi të dy televizioneve kombëtare. Kam besim që stafi drejtues dhe unë kemi bërë zgjedhjen më të mirë me Sokol Ballën, i cili do të ketë drejtimin e emisionit politik”, tha Irfan Hysenbelliu.



Në kuadër të një riformatimi profesional, që News24 do të bëjë këtë sezon të ri, teleshikuesit do të mund ta ndjekin emisionin e Sokol Ballës “Real Story”,  4 herë në javë në “prime time” nga ora 21:00 deri në orën 23:00. Vetë Balla, jo pa emocion, e cilëson një rikthim në shtëpinë ku vite më parë, dha kontributin për ta bërë News24 një emër të madh i cili sot dominon tregun mediatik shqiptar.

“Për mua është një farë rikthimi në News24 pas shumë vitesh por tashmë televizon me dimension dhe parametra të reja të dimensioneve kombëtare dhe mbarëkombëtare, burim informacioni për shumicën e shqiptarëve dhe televizion që konkuron denjësisht me tv gjeneraliste në treg, besoj që “Real Story” do të jetë në vazhdën e emisioneve të mëparshme të suksesshme në këtë tv, besoj që do ta cojmë një hap më tutje”, tha Sokol Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sokol Balla është një nga gazetarët shqiptarë që vjen nga eksperienca me rëndësi, së fundmi në dy televizione kombëtare, ku suksesi e ka ndjekur vit pas viti duke regjistruar rekord audience e duke mbajtur mbërthyer shikuesit pas ekranit. I njëjti standard pritet të përçohet edhe në emisionin e ri politik, i cili do të nisë së shpejti ne ekranin e dashur të shqiptarëve, News24.

(BalkanWeb)