Nëse Jose Mourinho u largua nga Manchester United shkaku kryesor ishin përplasjet e tij me lojtarët, Paul Pogba mbi të gjithë. Tensioni mes teknikut portugez dhe mesfushorit francez kapi kulmin në javët e fundit përpara shkarkimit të “Special One” dhe siç zbulon vetë trajneri gjithçka nisi nga një Rolls Royce. E çuditëshme, por e vërtetë, siç rrëfen vetë Mourinho në një interistë për “Daily Mail”.

Pogba
Pogba

“Luanim një ndeshje në transfertë, jo më larg se 30 kilometra larg Manchester. Një prej lojtarëve më tha se donte të kthehej me makinën e tij. I thashë se nuk kishte sens, pasi ishim shumë afër. Ai insistoi dhe pas ndeshjes ma kërkoi sërish. U dorëzova, por i thashtë të bënte 10 kilometra me autobusin e skuadrës dhe më pas të zbriste dhe të vazhdonte vetë. Por kur dola nga konferenca për mediat e pashë atë në Rolls Royce bashkë me shoferin e tij. Meqënëse makina ishte e re, “Madhëria e Tij” do të shkonte me Rolls Royce. Nuk kisha çfarë të bëja”, ka thënë Murinjo, duke thumbuar Paul Pogba.

1554228510159
1554228510159

Trajneri portugez aktualisht është pa skuadër, megjithëse pistat që hapen në të ardhmen e tij janë të shumta. Edhe Bajerni i Mynihut mund të jetë një opsion, siç pranon vetë “Special One”. “Nuk kam punuar asnjëherë në Gjermani. Pse jo? Dua të fitoj trofeun e tretë të Champions me një tjetër klub dhe të fitoj titullin e pestë kampion në një një tjetër shtet”, është shprehur Jose Mouirinho.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: