Një burrë rus ka dorëzuar një padi kundër kompanisë “Apple”, duke thënë se një aplikacion në iPhone e bëri atë homoseksual dhe ndikoi që ai të braktiste të dashurën për një burrë.

Megjithatë, ai hoqi dorë nga padia pas mbajtjes së seancës së parë për këtë rast. “Sot vendosëm të heqim dorë nga kërkesat ligjore”, tha avokatja e tij, Sapizhat Gusnieva, pas seancës së parë me dyer të mbyllura në një gjykatë të Moskës.

Klienti i saj, i identifikuar në padi si D.E. Razumilov, nuk dëshiron që rasti të vazhdojë më, tha avokatja para gazetarëve të mbledhur para gjykatës.

Ajo shtoi se Razumilov-i është përballur me presion në internet pasi disa përdorues i gjetën të dhënat e tij dhe përkrahësit e kompanisë “Apple” filluan t’i shkruajnë atij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb