NEPAL- Një person ka humbur jetën në Nepalin jugor pasi ka bërë përpjekje që të realizojë një fotografi “selfie” me një elefant të egër, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Personi i paidentifikuar ka qenë duke drejtuar një kamion të mbushur me ujë, po në një moment është ndalur që të bëjë fotografinë me kafshën e egër. Elefanti menjëherë e ka sulmuar personin në fjalë dhe e ka vrarë atë, citon DPA zyrtarët e “Parsa Wildlife Reserve”.

Elefanti i egër ka qenë pjesë e një tufe prej 21 elefantësh që lëviznin nga pjesa perëndimore në atë lindore të parkut, një lëvizje vjetore kjo gjatë rreshjeve të dendura në Nepal.

Nepali ka në tërësi 65 elefantë të egër në këtë park, dhe në tërësi 170 kafshë të njëjta në tërë vendin.

Vrasja nga sulmet e elefantëve megjithatë nuk është diçka e pazakonshme në zonat e afërta me malet në Nepalin jugor.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: