Një seri tërmetesh janë regjistruar në zonën e Campi Flegrei, pranë Napolit.
Goditja më e fortë ishte me magnitudë 4.2, e regjistruar në orën 3.35 të mëngjesit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në të gjithë Napolin. Tërmeti kishte një thellësi rreth 3 km.
Ndërkohë, raportohet se nga tërmeti nuk ka pasur dëme në njerëz dhe dëme materiale.
(BalkanWeb)