KORÇË

Korça u kthye në qytetin më special këtë gusht. Festa e Birrës Korça mblodhi në këtë qytet mbi 100 000 pjesmarrës, nga gjithë qytetet e shqipërisë dhe nga bota, në 5 netë të cilët shijuan birrën simbol të qytetit. Të gjithë e pelqejnë birrën korca historia e së cilës nisi një shekull më parë në këtë qytet.


91 vite më parë u ndërtua fabrika e birrës së parë shqiptare, birrës Korça. Vendasit i adhuronin shishet e vogla dhe të mëdha të Birrës Korça. Receta e saj mbahej me fanatizëm, pasi siç thuhej për prodhimin e saj përdorej diçka natyrale që mbahej sekret. Në atë kohe ishte e zakonshme të dëgjoje se “Një shishe birrë Korça ishte sikur të kesh ngrënë një drekë”!


Birra nuk konsiderohej pije luksi, ishte pija e të gjithëve edhe sot pas një shekulli dashuria për birrën nuk ka ndryshuar, por teknologjia e prodhimit të saj është modernizuar. Fabrika e birra Korça ishte industria e parë dhe më e madhja e qytetit e cila i lartësoi emrin e mirë, ndërsa sot ajo flet me fjalën e fundit të teknologjisë falë pasionit dhe kujdesti të presidentit të Birra Korca zotit Irfan Hysenbelliu.


Në këtë mesgushti tradita e birrës Korça vijoi edhe më bukur se vitet e kaluara në festën e birrës. Simboli i qytetit “Birra Korça” shkëlqeu si asnjëherë tjetër. Pulsi i qytetit u shtua si kurrë më parë. Qindra mijëra njerëz qëndruan në Korçë për një javë të tëre dhe cdo natë u kthye në një festë të vërtetë.

Me cilësinë e saj të përfesionuar ndër vite, origjinalja që i rezistoi peshës së kohës birra Korça u shijua nga vizitorët që nuk e hoqën nga dora për asnjë moment! Muzika dhe show i bënë mbrëmjet e zjarrta ndërsa pjesmarrësit ndoqën cdo natë në 2 skenat gjigande artistet e tyre të preferuar.

Mijëra pjesëmarrës që mbushën sheshin para stadiumit “Skënderbeu”, Pazarin e Vjetër por edhe polin tradicional të kësaj feste që është restoranti i njohur i “Birra Korça” kanë festuar duke treguar qytetari dhe duke treguar sesi bëhet qejf me një birrë në dorë.

Shumë pjesëmarrës kishin rezervuar qëndrimin e tyre disa muaj më parë pasi e dinin se është vështirë të gjesh vende në Korçë gjatë ditëve të festës më të madhe të vitit.

Festa e Birrës Korça u rrit nga viti në vit duke mbledhur jo vetëm shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, por edhe turistët e huaj që vendosin ne axhendën e tyre Korçën pikërisht për të shijuar këtë festë!
Festa e birrës solli edhe surpriza të tjera. Gjatë natës së dytë të fesës u prezantua pija më e re joalkoolike, që i ofrohet konsumatorit shqiptar, ekskluzivitetin e së cilës e ka Birra Korça. ‘Green Cola’ është pije freskuese për të gjitha grupmoshat, me përbërës që vijnë vetëm dhe ekskluzivisht nga natyra.
Presidenti i Birrës Korça Irfan Hysenbelliu e prezantoi këtë pije për të cilën tha se mund të cilësohet një nga pijet më të mira në treg, pasi nuk përmban sheqer industrial. Zoti Hysenbelliu ka besim se ‘Green Cola’, do të ketë një sukses të madh në treg ashtu si Birra Korça dhe se në të ardhmen ajo do të prodhohet në Korçë.

Një oaz i mrekullueshëm argëtimi dhe intimeti është shtëpia e birrës në Korcë, që frekuentohej nga mijëra njerëz në ditë. Edhe pse ishte e veshtirë të gjeje tavolinë të lirë, turistët dhe korçarët ishin gati të prisnin në këmbë për të shijuar birrën e freskët Korça, të sapoprodhuar nga fabrika. Me birrë, ushqim tradicional shërbim cilësor dhe muzikë live ata kaluan mbrëmje të paharrueshme në Korçë.

Përvojat e ngjashme në Evropë kanë treguar se festa të tilla ku marrin pjesë mijëra vetë, nuk kalojnë pa incidente. Por Korça dhe mysafirët e saj shkëlqyen me qytetarinë e treguar.
Në 5 net të festës së Birrës në këtë qytet të mbipopulluar nga turistët nuk u shënua as incidenti më i vogël, edhe pse birra derdhej vërtet si lumë.

Qyteti juglindor priti qindra mijëra shqiptarë e të huaj që u argëtuan së bashku duke dhënë një shembull, sesi mund të festosh e të argëtohesh në një festë tipike birre.
Pjesëmarrësit e festës presin me dëshirë të rikthehen në Korçë për këtë festë dhe thonë se kanë kaluar ditë të paharrueshme plot argëtim

Bukuria e festës, shija e birrës Korça, rendi dhe siguria e bënë edicionin e 13 të festës së birrës të paharrueshëm dhe dëshmuan edhe njëherë se Korça e meriton denjësisht të krahasohet me shembujt më të mirë të organizimit të festave në vende të ndryshme të Europës.

Kjo falë qytetarisë së treguar nga mikpritësit dhe pjesëmarrësit e festës, organizimit të mirë të bashkisë, dhe punës së policisë. Meritë kanë gjithashtu organizatorët e festës së Birra Korça, stendat e së cilës ishin të shumta në numër në gjithë qytetin dhe mblidhin rreth vetes mijëra turistë e konsumatorë të kësaj birre.

Festa e birës u mbyll në mënyrë madhështore, miqtë u larguan në vendet e tyre duke marrë me vete kujtimet më të bukura nga kjo javë dhe shijen e pakrahasushme të birrës Korca.