Në 100 vjetorin e themelimit të Federatës së Çiklizmit, në ambientet e Kryeministrisë u mbajt një ekspozitë unike, ku për herë të parë u publikuan foto të rralla nga “Marubi” ku në fokus ishin çiklistë që kanë shkruar historinë e këtij sporti. Objekte të veçanta, biçikleta, apo detaje nga aktivitet shekullore të këtij sporti i dhanë dhe më shumë ngjyra kësaj ekspozite te zhvilluar pikërisht në Ditën e Verës, për t’iu dhënë mundësinë shume njerëzve të njihen me historinë e veçantë të kësaj Federate, të Rrethit Çiklistik i cili është i tretë më i vjetër në botë, pas Turit të Francës dhe Giro d’Italia. Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, falënderoi të gjithë çiklistët ndër vite që kanë shkruar historinë e këtij sporti, falënderoi bashkëpunëtoret që bënë të mundur këtë organizim special, dhe kërkoi një bashkëpunim dhe angazhim më të madh pasi në Shqipëri vjen për herë të parë Giro d’Italia:

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli u shpreh i bindur se Giro d’Italia do të jetë një eveniment madhështor që do t’i shërbejë Shqipërisë në çdo aspekt. E pranishme në ekspozitë ishte edhe Ministra e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu, e cila premtoi se Ministria që ajo drejton do të vijojë të mbështesë këtë Federatë, për më tepër këtë vit ku do të mbahet edhe Giro d’Italia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb