Numri një i qeverisë, Edi Rama i dorëzoi trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho, dekoratën “Shqiponja e Artë”. Nga Samiti i Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, në ditën Arbëreshe, Rama vlerëson në maksimum teknikun e kuqezinjve, ndërkohë që ka edhe batuta.
“Këtë shqiponjë, nuk e kam as për një shqiptar, as për një arbëresh, por shqiptar mund të lindësh, dhe shqiptar mund të bëhesh, këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Dua ta ftoj këtu trajnerin e kombëtares tonë”, tha Rama. Me një buzëqeshje në fytyrë, Sylvinho ia kthen:“Mirëmbrëma. Shumë faleminderit. Faleminderit të gjithëve”.
Batuta edhe për pasaportën (tekniku u pajis me pasaportë shqiptare), me Ramën që i drejtohet atij: “Është fakt i kryer. Nuk ke zgjedhje tjetër”. Shqipëria preu biletën për ne Euro 2024 me 15 pikë të grumbulluara.
(J.S/BalkanWeb)