Dionis Senjo, 6 vjeç, është shqiptari i parë i pranuar në Organizatën Botërore të Gjenive.
Në testin e inteligjencës rezultati ishte 99.9 përqind. Në shkolla ai merr trajtim ndryshe nga të tjerët.

Mësuesi i matematikës, Faik Felaj shprehet: “Rezultati i tij duke ditur se Mat-testi mat në mënyrë të përgjithshme njohuritë e matematikës, se rezultatet e tij ishin shumë-shumë të shkëlqyeshëm që kalonte në nivelin e 99.9 përqind për shkollën 9-vjeçare”. Nga Matësi i Progresit Akademik ai merr leksione shtesë në matematikë.

“Kemi vazhduar, kemi kaluar programin e klasës së dytë, klasës së tretë shumë shpejtë me Dionisin, vetëm kemi dhënë ato njohuritë kryesore dhe konceptet kryesore pasi Dionisi është i aftë që të zgjidhë ekuacionet por mbase mosha shumë e vogël dhe nuk di një koncept të vogël dhe shumë elementarë. Kemi kaluar programin e klasës së tretë dhe të katërt. Dy muaj më parë kemi vazhduar me programin e klasës së pestë dhe ne mendojmë që deri në fundin e vitit shkollor, të këtij viti akademik, të kalojmë dhe programin e klasës së gjashtë me Dionisin. Kur futemi thellë në matematikë, së bashku me Dionisin, nganjëherë i thirr vetes dhe i them kthehu mbrapsht është një fëmijë 6-vjecar”, thotë Felaj. Arsimi shqiptar nuk është i përgatitur për fëmijë si Dionisi.

“Këto lloj fëmijësh të talentuar, duhet të kenë një përkushtim ndryshe nga Ministria e Arsimit. Nuk janë të gjithë mësuesit ata që mund të mësojnë një fëmijë të tillë. Këtu flas edhe për veten, unë mundohem t’i rris nivelin e atyre gjërave që Dionisi di. E ardhmja e Dionisit duhet gjykuar nga personalitetet të ndryshme të fushës së mësimdhënies”.

Dionisi 2

Dionisi është fëmijë i një çifti doktorësh. Ana Senjo, mamaja e Dionisit: Ishte vetën një vjeç e gjysmë kur ne vumë re që Dionisi kishte mësuar shkronjat e alfabetit anglisht. Atë kohë i tërhiqnin vëmendjen kudo që i shikonte në televizion, nëpër libra, nëpër supermarkete, nëpër rrugë dhe më pas ne e prezantuam me alfabetin shqip. Vumë re se ai bënte një lidhje logjike nëpërmjet shkronjave të alfabetit anglisht dhe atij shqip. Më pas ai filloi ti shkruante në ajër dhe ne mendomi se kjo ishte një diçka normale që mund ta bënte çdo fëmijë. Por, më pas kur i dhamë fletore për të vizatuar apo për të zhgaravitur si çdo fëmijë në atë moshë, vumë re se ai filloi t’i shkruante këto shkronja. Madje më pas filloi të lexonte fjalë, fjali dhe me kalimin e kohës rreth moshës 3-vjecare ai mund të lexonte rrjedhshëm tekste më të gjata. Aty filloi dhe me leximin e librave për fëmijë, enciklopedi të ndryshme.

Dhuntitë e Dionisit shtrihen në anatomi, gjeografi, kimi, gjuhë të huaja…
Sotiraq Senjo, babai i Dionisit: Dionisi arriti, pasi gjeti një atlas të anatomisë në librat e mi, arriti ta mësojë gati për dy pasdite gjithë anatominë e njeriut. Dhe ndërsa ne kemi qenë tek një vizitë te pediatri, gjen aty një grafi dhe filloj të interpretonte pjesët, e mushkëritë, zemrën, kockat të gjitha dhe aty na çuditi dhe ne se e dinim që e dinte anatominë por nuk e mendonim se do të bënte lidhjen tek grafia.

Dionisi 3

Ai e sheh të vështirë të ardhmen e të birit në Shqipëri.
“Aktualisht ne po hasemi në vështirë për sa i përket arsimimit të tij. Për Dionisin jemi konsultuar me një psikologe në New York, që merret apostofat me fëmijët “gifted” si i thonë dhe na ka sugjeruar pasi i përshkruam gjithë situatën, që që tani ju duhet të mendoni vetëm Hravardin ose Oksfordin për Dionisin dhe duhet ta përgatisni për këtë gjë. Për të vazhduar në këto shkolla duhet një shkolle internacionale, puna është se edhe internacionale të jetë shkolla, ajo duhet të ketë një program të veçantë specifik sipas avantazheve që ka çdo fëmijë, e cila në Shqipëri është e pamundur të realizohet”.Dionisi ka dhe plot pasione. Më i madhi i momentit është pianoja. /DW/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: