Një shqiptar në Bienalen e Dizajnit në Londër. Helidon Xhixha do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë festival ku marrin pjesë 37 vende të botës. Prezantimet e punimeve të Dizajnit në Biennale do të bëhen nga data 7 deri në 27 shtator dhe do të ketë instalacione dhe ekspozita dizajni nga e gjithë bota. Tema është Utopia nëpërmjet Dizajnit: për të festuar 500-vjetorin e publikimit të klasikut të Thomas More “Utopia” (1516), nëpërmjet interpretimeve të secilit vend pjesëmarrës.
Votimi për artistët do të jetë elektronik ndaj për të mbështetur Helidon Xhixhën mjafton të plotësoni hapësirat me emër, mbiemër tuaj, adresë e-mail, të zgjidhni Albania tek hapësira “country” dhe në fund të klikoni mbi “submit”. http://www.londondesignbiennale.com/public-medal… Artisti shqiptar është përkrahur në rrjetet sociale ndërsa i pari që shpërndau apelin për votimin e tij ishte anëtari i kryesisë se PD-së, Bardh Spahia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb