Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë deklaratë me rastin e raportuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Loznicë të Serbisë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin Artan Hajrizi. Kurti, në konferencë për mediat tha se rasti nuk ka përse të politizohet.

“Kemi pranuar edhe ne informacione, sikurse edhe ju sepse kjo vrasje ka ndodhur në Serbi, që do të thotë se burim informacioni ka qenë Serbia. Tani, organet tona kompetente, Ministra e Brendshme, e Jashtme, policia jonë do të njoftojnë opinionin, edhe juve edhe mua, për situatën aktuale.

Edhe unë jam duke pritur dhe do të pres derisa ata të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse edhe ne mendojmë që kjo gjë nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë edhe nga aspekti i sigurisë, edhe nga këndi profesional dhe ligjor”, u shpreh Kurti.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb