ITALI – Ndërsa në Itali pritet zyrtarizmi i pronarëve të rinj të klubit të Parmës dhe flitet se presidenti i saj është shqiptari Petrit Doka , ky i fundit ka deklaruar se ende nuk është arritur një marrëveshje për blerjen e klubit.

42-vjeçari me origjinë shqiptare tha se ende nuk është zyrtarizuar akti i shitblerjes dhe se pronari i Parmës është ende Tommaso Ghirardi.

Por përmes një deklarate për shtyp, Ghirardi ka hedhur poshtë deklaratat e Dokës, duke theksuar se marrëveshja është përmbyllur dhe detajet pritet të publikohen sot në një konferencë për shtyp, të parashikuar për në orën 18:00.

Petrit Doka ka lindur në Tiranë, në mars të vitit 1971, por ka marrë nënshtetësinë italiane. Ai qenë faktikisht administratori i vetëm i “Taci Oil Italia”, shoqëri me seli në Mirandolo Terme (Pv), por tashmë jo më aktive, aq sa Doka po menaxhon edhe likuidimin e saj.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: